KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve

29.11.2017 14:18
KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për asamble komunale dhe ka shpallur rezultatet përfundimtare të balotazhit.

Përderisa votohej për miratim të rezultatit në Prishtinë, anëtari i LDK-së, Sami Hamiti u ankua se Vetëvendosje ka bërë presion dhe manipulim në lidhje me votat me kusht, raporton lajmi.net.

Nga ana tjetër, anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, ka thënë se procesi ka qenë i rregullt dhe ajo që ka tentuar manipulime ishte LDK-ja.

Zhurmë u bë edhe për Prizrenin ku partitë të ishin në balotash, PDK e VV, drejtuan akuza ndaj njëra tjetrës për mos proces të jo-rregullt zgjedhor dhe manipulime.

Me pas edhe rezultati i kësaj komune është miratuar nga anëtarët e KQZ-së. /Lajmi.net