KQZ certifikoi rezultatet në disa komuna

KQZ certifikoi rezultatet në disa komuna

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të Komunave: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, VushtrridheMalishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të Rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit.

Kurse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thuhet në njoftim.

Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, është bërë e ditur se janë gjithsejt 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar.

Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil./Insajderi.com