Kovaçiç transferohet në Premierligë

Kovaçiç transferohet në Premierligë

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, mesfushori i Real Madrid, Mateo Kovaçiç ka rënë dakord gojarisht me Liverpoolin për tu transferuar në Anfield.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp e sheh kroatin si pasardhës të Philippe Coutinhos, i cili është pranë kalimit në Barcelonë.

Por, Real Madrid vështirë se do të heq dorë nga ish ylli i Interit. Më herët është raportuar se Los Blancos ka refuzuar një ofertë të Juventusit, prej 75 milionë eurove, për Kovaçiçin./Express/