Kostumi më i madh i balonave

Kostumi më i madh i balonave

Mund të keni parë skulptura me balona në festivale apo karnavale të ndryshme, por nuk keni parë kostumin e veçantë që ka krijuar Tom Kent.

Ky person ka hyrë në Librin e Rekorve Guinnes për kostumin më të madh me balona, me kostumin në karakterin “Pikachu” të “Pokemonit.

Ai kostumin e arriti duke lidhur 350 balona të verdhë, zi dhe të kuq. Me të gjitha këto ai realizoi kostumin 262 centimetra të gjatë dhe 159 centimetra të gjerë, transmeton Albinfo.ch.

Për këtë rekord, Tomit iu deshën 10 orë punë.