Presidenti Trump, sa po na kushton vallë?. “Washington Post” nuk përdor këto fjalë, por i nënkupton qartazi mes rreshtave të artikullit të kushtuar banorit të ri të famshëm " />

Kostot e Trump-ëve, paguhen 500 mijë dollarë në ditë

Kostot e Trump-ëve, paguhen 500 mijë dollarë në ditë

Presidenti Trump, sa po na kushton vallë?. “Washington Post” nuk përdor këto fjalë, por i nënkupton qartazi mes rreshtave të artikullit të kushtuar banorit të ri të famshëm të “Shtëpisë së Bardhë”, jeta luksoze e të cilit dhe shpenzimet për shërbimet sekrete do t’i detyrojnë taksapaguesit amerikanë të mundohen shumë për t’i bërë ballë klanit “Trump”.

Makthi logjistik i mbrojtësve të presidentit kthehet në barrë gjigante për qytetarët e thjeshtë. Shumat e shpenzuara për sigurinë e presidentit aktual amerikan janë marramendëse, shkruan gazeta prestigjioze, sidomos nëse ballafaqohen me ato të përdorura për mbrojtjen e paraardhësve të tij.

Klani është i madh në numër: vetë kreut të shtetit i pëlqen t’i kalojë fundjavat pranë detit, në “Palm Beach”; Melania preferon të qëndrojë në Nju Jork me të birin dhe e shmang transferimin në Shtëpinë e Bardhë; dy djemtë Eric dhe Don jr, tani vonë ishin në Emiratet e Bashkuara Arabe për inaugurimin e resortit të ri të golfit “Beverly Hills i Dubait”.

Shërbimet Sekrete amerikane duhet t’i sigurojnë mbrojtje maksimale çdo anëtari të familjes Trump, sigurisht me shpenzimet e taksapaguesve. Krahasuar me jetën e përmbledhur të familjes Obama, kjo e Trump-it tingëllon goxha e ekzagjeruar.

Për të garantuar sigurinë tanimë shtesë të kullës Trump në Nju Jork, ku jeton Melania me baronin, qytetit i duhet të paguajë rreth 500.000 dollarë në ditë.

Llogaria për një vit është diku tek 183 milionë dollarët. Arkat e shtetit janë rënduar me 100.000 dollarë këtë muaj, para të hedhura në fatura hotelesh, ku kanë qëndruar truprojat dhe punonjës të Ambasadës amerikane të përfshirë në udhëtimin e Erik Trump-it në Uruguaji, ndërsa 10 milionë dollarë janë harxhuar deri tani vetëm me fundjavat e Trump-it president në Florida.