Kostiq: E papranueshme përpjekja për ndarjen e serbëve në Kosovë

Kostiq: E papranueshme përpjekja për ndarjen e serbëve në Kosovë

 

Kryetari i Graçanicës, Vladeta Kostiq ka thënë se është e papranueshme që individ të caktuar t`i ndajnë serbët në Kosovë sipas rajoneve pasi sipas tij “kështu pozicionohen në mënyrë indirekte në anën e atyre që e kundërshtojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe”.

Kostiq ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rashiq i cili ka thënë se anëtarët e Ekipit Menaxhues për themelimin e këtij Asociacioni janë përzgjedhur pa konsultime më të gjera dhe ky trup nuk reflekton përfaqësim rajonal, sepse sipas tij “në mesin e anëtarëve nuk ka përfaqësues të pjesës qendrore të Kosovës si dhe të Moravës”.

“Është e papranueshme që në momentet kur bashkimi është më se i nevojshëm, disa nga përfaqësuesit serbë të ndahen me regjione”, ka deklaruar Kostiq për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”shkruan Klan Kosova.  /Insajderi.com