Kosovë – Letoni, ky futbollist do të debutojë si startues në “Adem Jashari” [Foto]

Kosovë – Letoni, ky futbollist do të debutojë si startues në “Adem Jashari” [Foto]

Sonte do të ketë një debutim të ri te Përfaqësuesja e Kosovës, dhe bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Ardin Dallku.

Ardin Dallku ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në katër ndeshje, por nuk ka luajtur asnjë minutë.

Mirëpo, periudha e pritjes, sipas të gjitha gjasave, do të përfundojë sonte për qendërmbrojtësin e Vorskla Poltavas, raporton Insajderi.

Në ndeshjen e tij debutuese, ai pritet të jetë startues, sonte në miqësoren me Letoninë, në “Adem Jashari”.

Mbrojtësi 23-vjeçar, në sezonin aktual ka zhvilluar 15 ndeshje, nga të cilat 14 si startues dhe ka shënuar një gol për Vorsklan, që aktualisht zë vendin e pestë në Superligën e Ukrainës, 15 pikë prapa Shakhtar Donetsk, që i prin tabelës.

Përndryshe në ndeshje miqësore lejohen deri në 6 ndërrime të futbollistëve, që teknikisht do të thotë se 17 nga 19 lojtarët që janë të grumbulluar sonte mund të paraqiten në miqësoren me shtetin baltik. /Insajderi