Kosovari mbytet në det, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Kosovari mbytet në det, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Një 68-vjecar me origjinë nga Kosova është mbytur në det tek ‘Shkëmbi i Kavajës’.

68-vjecari, Agur Isufi ka hyrë për tu larë dhe është mbytur.

Isufi kishte ardhur pak dite me pare per pushime ne Durres. Ai ishte turist kosovar qe jetonte ne Amerike dhe kishte zgjedhur bregdetin shqiptar per te pushuar kete verë.

Ne nje informacion paraprak per ngjarjen, policia thote se rreth orës 12:15, në lagjen Nr.13 Plazh, tek Shkëmbi i Kavajës, në breg te detit i ka rënë të fikët  68-vjecarit. Rrugës për në spital ai ka ndërruar jetë.

Policia sqaron se nga hetimet paraprake dyshohet se i ka rënë infarkt. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, – perfundon policia njoftimin zyrtar.