Në orët e para të mëngjesit të kësaj së hëne, Sejdi Bunjakut nga Gjilani i është vjedhur vetura.
Kjo ka ndodhur në Golem, derisa Sejdiu atje po qëndron në pushime bashkë me familje, njofton Klan Kosova.
Gjilanasi ka thënë për klankosova.tv se ngjarja ka ndodhur rreth orës katër të mëngjesit.
“Kam lajmëruar policinë me të parë se më mungon vetura dhe ata deri tash janë duke shikuar mundësinë që ta gjejnë atë”, ka thënë Bunjaku.
“Vetura është e markës MBW, tipi X5 dhe ka vlerën e 18 mijë euro”, ka shtuar ai.
“Përveç policisë, kam kontaktuar edhe me disa mediume, në mënyrë që të shpërndahet lajmi e të mund ta sheh dikush, por asnjë nuk është marrë me rastin tim”, ka deklaruar ai. /Insajderi.com