Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve

Bayern Munich U-19 ka shënuar fitore 2:0 ndaj moshatarëve të Rostovit, në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, derisa njërin nga golat e bavarezëve e shënoi një futbollist shqiptar nga Kosova.

Kosovari shënon për Bayern U-19 në Ligën e Kampionëve

Meritan Shabani është 17-vjeçari që paraqitet me skuadrën e të rinjve të Bayernit në Ligën e Kampionëve. Ai hapi serinë e golave në minutën 17, derisa luajti tërë ndeshjen, raporton Insajderi.

Shabani ishte grumbulluar edhe nga ekipi i parë i Bayernit në fazën përgatitore, të drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Ai nuk ka luajtur me asnjë ndeshje me asnjë kombëtare të moshave. /Insajderi.com