Kosovari që mund të bëhet transferimi i tretë i Mourinhos nga Suedia

Kosovari që mund të bëhet transferimi i tretë i Mourinhos nga Suedia

Manchester United e ka ftuar në provë 14-vjeçarin kosovar nga Suedia, Rines Arifin, për ttë stërvitur me të rinjtë e klubit të United për disa javë.

Kosovari, i cili luan si mesfushor, është futbollist i klubiz suedez Husien IF, por do t’i bashkohet në provë klubit të madh anglez Manchester United në fund të këtij muaji, raporton Daily Mail, përcjell Insajderi.

Arifi, i cili thotë se Zlatan Ibrahimoviç, Paul Pogba dhe Cristiano Ronaldo janë idhujt e tij në futboll, tha se ka realizuar një ëndërr.

“Ndihem mirë. Unë kam ëndërruar për këtë që kur isha shumë i vogël”, ka thënë Arifi.

Kosovari 14-vjeçar do të bëhej transferimi i tretë nga Suedia, i bërë nga Jose Mourinho që prej ardhjes së tij në Old Trafford. Dy blerjet e para nga Suedia të Mourinhos tek United janë Zlatan Ibrahimoviç dhe Victor Lindelof.

Babai i tij, Hajriz Arifi tha: “United do ta provojë atë në mënyra të ndryshme, siç e kam kuptuar. Por nëse ata e pëlqejnë, Rinesi do të transferohet në akademinë e tyre.”

Mourinho ka qenë aktiv në afrimin e të rinjve në akdeminë e klubit të madh anglez. Që nga emërimi i tij si trajner i United, në vitin 2016, ai ka transferuar tre lojtarë të rinj në akademinë e klubit nga Mançesteri. /Insajderi.com