Kosovari që la punën e asambleistit për t’u bërë shofer

Kosovari që la punën e asambleistit për t’u bërë shofer

Afrim Ramushi ish-asambleist nga LDK në Viti, la këtë pozitë për tu bërë shofer  i kryetarit të Komunës

Ai në këtë pozitë qëndroi rreth 9 muaj duke mbajtur njëkohësisht edhe pozitën e shoferit të kryetarit të komunës, Sokol Halitit.

Duke qenë se u llogarit si shkelje Komuna kërkoi interpretim të ligjit që të qartësohet nese paraqet konflikt interesi mbajtja e këtyre dy pozitave.

Ministria u bëri të qartë se njëra pozitë duhet të lirohet.

I gjendur mes dy opsioneve, nëse do të mbetet asambleist apo shofer ai zgjodhi këtë të dytën.

Pasi bëri hesapet e tij ai hoqi dorë nga pozita që ia dhanë qytetarët dhe mbajti atë që ia dha shefi i tij, kryetari i Komunës.

E pikërisht sot permes një deklaratë, ai sot ka njoftuar Komisionin Komunal të Zgjedhjeve se po heqë dorë nga posti i këshilltarit të komunës, për të punuar si shofer i kryetarit.

Këtë deklaratë kur ai zgjedh të jetë shofer e jo këshilltar komunal ka arritur t`a sigurojë Frontal.

Me këtë lëvizje ai respektoi kerkesën e ministrisë por duket se bëri një zgjedhje të çuditshme.

T7 ka provuar të marrë një përgjigjje nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, mirëpo ai nuk e ka parë të arsyeshme të komentojë për ccështjen e shoferit të tij , deri sot edhe asambleist.