Kosovari Labinot Bytyqi, nga një refugjat lufte në një inovator të teknologjisë në SHBA

Ëndërra Amerikane mund të tingëllojë si një shprehje tepër optimiste në një film amerikan me buxhet të madh, por për themeluesin dhe drejtorin e kompanisë ‘Solaborate’ Labinot Bytyqi, më shumë se sa një ide: kjo është një realitet, shkruan “BuiltInLA” në intervistën e saj me kosovarin Bytyqi.

Kosovari Labinot Bytyqi, nga një refugjat lufte në një inovator të teknologjisë në SHBA

Në një botë të përsosur, ai do të ishte zhvendosur në SHBA përmes një vize studentore, por ishte seria e konflikteve në Ballkan që solli Labinot Bytyqin dhe familjen e tij në SHBA. Pas më shumë se 15 viteve, Labinot Bytyqi zotëron një kompani e cila është në prag të revolucionarizimit të mënyrës se si profesionistët e teknologjisë komunikojnë.

E bazuar në Rancho Cucamonga, Santa Monica dhe Kosovë, Solaborate është kompania prapa zhvillimit të HELLO, një pajisjeje për video komunikim e cila është e bashkëngjitur edhe me platformën e bashkëpunimit, e cila aktualisht është në mes të një fushate egërsisht të suksesshme në Kickstarter.

E zhvilluar për shkak të orëve të produktivitetit të humbur të cilat Bytiqi i ka përjetuar duke punuar në gjigantin softuerik SAP, HELLO është një pajisje e mençur për video konferenca që kontrollohet me zë, bën ndarjen e ekranit dhe transmetimin live.

Përdoruesit e çiftëzojnë pajisjen me aplikacionin e Solaborate për të krijuar një sistem të produktivitetit ndërmjet platformave, duke ua mundësuar palëve të shumta për të komunikuar dhe bashkëpunuar me profesionistët dhe bizneset nga gjithë bota, pa pagesë.

“Misioni ynë që nga fillimi ka qenë për t’i ndihmuar kompanitë të lidhen dhe për të krijuar një treg për vegla dhe shërbime,” tha Bytiqi. “Nuk është se ka një mungesë të sistemeve për konferencave në treg. Por ato janë të shtrenjta dhe kompanitë duhet të punësojë një IT në mënyrë që t’i përdorin ato dhe të njëjtat nuk mundësojnë operim në shumë platforma njëkohësisht. “

Në fund të korrikut, kompania filloi një fushatë në Kickstarter për të ngritur 30,000 dollarë si fonde për të nxitur zhvillimin e HELLO. Fushata ishte aq e suksesshme sa që Bytiqi dhe ekipi i tij vendosën ta zgjerojnë kompaninë për të integruar shërbimet ekzistuese si Skype dhe Google Hangouts në platformën e Solaborate. Me disa ditë të mbetura në fushatë dhe mbi 275.000 dollarë të zotuara tashmë, ai tha se ka besim në aftësinë e kompanisë për të përmbushur objektivin e fillimin e dërgesave të HELLO në dhjetor të këtij viti.

Një nga karakteristikat më inovative të HELLO u zhvillua kryesisht për shkak të asaj se sa i zënë është Labinoti. Përveç drejtimit të Solaborate, Bytyqi është edhe themelues dhe drejtor ekzekutiv i CoreALM, një kompanie konsulente që është e specializuar në programet e SAP. Ai është gjithashtu babai i tre fëmijëve të vegjël.

“Mendoj se një nga karakteristikat më të rëndëssihme të HELLO është se si produkti mund tu ndihmojë njerëzve ta krijojnë një ekuilibër mes punës dhe jetës”, ka thënë Bytyqi. “Unë mund të jem kudo në botë, dhe me anë të aplikacionit të Solaborate, unë mund të transmetoj direkt në televizorin tim në shtëpi në mënyrë që gruaja dhe fëmijët e mi të mund të më shikojnë dhe ta ndajmë këtë moment në kohë reale.”