Kosovari i kërkuar nga Norvegjia arrestohet në Morinë

Kosovari i kërkuar nga Norvegjia arrestohet në Morinë

Policia Kufitare në Morinë arrestoi një shtetas të Kosovës, i cili rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Norvegjez.

Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin e Istref Tahirukaj, 49 vjeç, banues në Deçan, Kosovë.

Ai u kap në hyrje të Pikës Kufitare Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Norvegjeze.

Gjykata e Borgating Norvegji, me vendim Nr.03-01299M/03,  më datë 12.12.2003, e ka dënuar më 10 vite burg, për veprën penale në fushën e narkotikëve.

Policia thotë se materialet procedurale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.