Historia 18-vjeçare e traktorit të vjedhur [video]

Historia 18-vjeçare e traktorit të vjedhur [video]

Shëklzen Aliaj nga fshati Suhogërlla e Istogut e ka gjetur traktorin e tij pas 18 vjetësh. Ai e kishte humbur traktorin gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.

“S’ma ka marrë mendja që gjendet traktori asnjëherë, por falë kushëririt Ragipit, i cili e ka gjet traktorin e pastaj kemi shku me polici e kemi gjet”, ka thënë Aliaj.

Traktori i Alijat ishte vjedhur nga një serb i Zubin Potokut.

I gjithë rasti ishte zbardhur nga Ragip Kajtazi, i cili kishte mësuar për ndodhjen e traktorit falë dehjes së njërit prej serbëve të Zubin Potokut me të cilët ai kishte punuar një kohë.

Ai kishte mësuar se personi që e mbante traktorit nuk e kishte vjedhur traktorin, por e kishte blerë atë nga një person tjetër. /Insajderi.com