Kosovari dhe italiani kapen me 15 mijë kanaçe Red Bull fals

Kosovari dhe italiani kapen me 15 mijë kanaçe Red Bull fals

Policia italiane ka konfiskuar në Torino 15000 kanoçe me pijen e njohur energjike Red-Bull, të falsifikuar.

Kanoçet false janë importuar nga Kosova përmes një kosovari dhe një italiani. Pastaj në Itali, atyre u janë ngjitur etiketat përkatëse, njofton policia, shkruan kurier.at.

Këto pije pastaj u janë shitur lokaleve të vogla, para së gjithash atyre të drejtuara nga të huajt në Itali dhe shitësve të rrugës.

Lidhur me këtë rast, tetë persona janë paditur për shitje të plagjiatëve, stërshitje dhe për mashtrim, transmeton albinfo.ch.

Analizat kimike të bëra kanë konstatuar se pija e shitur nuk ishte e dëmshme për shëndet. Por ajo përmban dozë më të vogël të taurinit në krahasim me pijen normale, origjinale.