Kosovari akuzohet për vjedhjen e 350 mijë eurove në Spanjë

Kosovari akuzohet për vjedhjen e 350 mijë eurove në Spanjë

Një kosovar dyshohet se ka vjedhur 350 mijë euro nga kompania e njohur spanjolle “Grupo Cursach”, në qytetin e Son Valentit në Spanjë.

Siç raporton mediumi spanjoll, Ultima Hora, emigranti kosovar doli para gjykatës këtë të premte. Ai mohoi ta ketë kryer vjedhjen, pavarësisht pretendimeve të prokurorisë.

Vjedhja për të cilën akuzohet kosovari, i paidentifikuar, ka ndodhur në dhjetorin e vitit 2014 – para tri vitesh. Përveç kosovarit, në vjedhje mori pjesë edhe një person tjetër, i cili ende nuk është kapur nga Policia.

“Kjo është hera e dytë që akuzohem për vjedhje”, deklaroi kosovari në gjykatë, që siç e përshkruan gazeta Ultima Hora, është i gjatë 1.98 metra, raporton Insajderi.

Prokurori i rastit ka kërkuar tri vjet burgim për kosovarin e akuzuar. /Insajderi.com