Kosovarët shkëlqejnë në Holandë [Video]

17.09.2016 22:04

Dy gola të kampionatit holandez të futbollit të shënuar këtë të shtune, mbajnë emrat e dy futbollistëve të përfaqësueses së Kosovës.

Kosovarët shkëlqejnë në Holandë [Video]

Futbollisti që pritet t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli dhe talenti i Manchester Cityt Bersant Celina, janë dy futbollistët kosovarë që tundën rrjetën në këtë javë të gjashtë të Eredivisie-s.

Celina, i cili është huazuar tek Twente Enschede ka arritur të gjejë golin e tij të dytë në ndeshjen e dytë në Holandë. 21-vjeçari shënoi gol në fitoren 3-0 të Twentes ndaj Ado Den Haag, raporton Insajderi.

Ndërsa Arbër Zeneli shënoi po ashtu në fitoren e Heerenveen-it në udhëtim tek Roda. Ish-futbollisti i Suedisë U-21 shënoi golin e tretë të takimit në minutën e 76’, për ta vulosur rezultatin përfundimtar 3-0.

Javë më e mirë për Milot Rashicën, i cili së bashku me skuadrën e tij, Vitesse, arritën të rikthehen te fitorja. Verdhezinjtë e Vitesse-s mposhtën skuadrën e anëtarit tjetër të Kosovës, Sinan Bytyqit, Go Ahead Eagles, me rezultat 2-0.

Rashica luajti deri në minutën e 74’ të ndeshjes, ndërsa Bytyqi u inkuadrua në 10 minutat e takimit, pasi pjesën më të madhe të ndeshjes e shikoi nga stoli. /Insajderi.com