Kosovarët martohen më së shumti me nënshtetas të Zvicrës

Kosovarët martohen më së shumti me nënshtetas të Zvicrës

Për kurorëzimet e kosovarëve jashtë Republikës së Kosovës, prijnë martesat me persona nga Zvicra. Gjatë vitit 2016, nënshtetasit e Kosovës janë kurorëzuar me 493 nënshtetas zviceran.

Sipas Raportit Vjetor për Kurorëzimet, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), kosovarët preferojnë më shumë martesat me nënshtetas zviceranë sesa me nënshtetas shqiptarë.

Gjatë vitit të kaluar, kanë ndodhur vetëm 93 kurorëzime të nënshtetasve kosovarë me ata shqiptare, të regjistruara në Kosovë, raporton Insajderi.

Ndërkaq, vendi i dytë prej ku vijnë personat me më shumë kurorëzime në Kosovë, është Gjermania. Në vitin 2016, janë regjistruar 291 martesa të kosovarëve me nënshtetas gjermanë, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Gjithsejt, gjatë vitit 2016, në Republikën e Kosovës kanë ndodhur 1359 kurorëzime të kosovarëve me njerëz jashtë vendit. /Insajderi.com