Kosovarët, të uritur për iPhone 7

Vendosja e Kosovës në listën e shteteve në të cilat gjiganti amerikan Apple do të lansojë telefonin e ri iPhone7, përtej faktit se jashtë kësaj lsite genden Serbia dhe Shqipëria, ngjalli një debat në rrjetet sociale mbi atë sesa të varur janë kosovarët nga teknologjia e telefonave sidomos atyre të markës iPhone. Një dit pas kësaj, Insajderi bisedoi me pronar dyqanesh të telefonave dhe me pikën zyrtare të shitjes së iPhone 7 në Kosovë.

Kosovarët, të uritur për iPhone 7

Do të mbërrijë në Prishtinë me 23 shtator. Dy javë pasi u prezantua në Amerikë dhe nga atje në të gjithë botën.

Është një prej serive më të shtrenjta të telefonave iPhone por është destinuar në një nga vendet më të varfra në Evropë.

iPhone 7 është seria e parë e telefonave të Apple që shitet zyrtarisht edhe në Kosovë.

Përderisa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë në pah shkakun e vendosjes së Kosovës në listën e vendeve zyrtare ku shitet produkti më i ri i Apple, duke aluduar në faktin se Kosova është ku shiten më së shumti produkte të Apple në Ballkan.

Përpos Kroacisë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë, asnjë shtet tjetër ballkanik nuk është në listën e vendeve ku shiten iPhone 7.

“Pritjet tona janë që modelet e reja të iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus të debutojnë në IPKO më 23 shtator”, ka thënë  Alban Kastrati nga IPKO, telefonia mobile që është pika zyrtare e shitjes së këtij telefoni në Kosovë.

Dhe interesimi është i madh. Ashtu sikurse ka qenë për seritë e tjera të iPhone, sidomos pas serisë së 5-të.

Çmimet astronomike që sillen rreth 800 dollarë janë përmendur si shifër sa kushton iPhone 7 në Amerikë dhe Evropë, por në Kosovë nuk është përcaktuar ende.

“Gjithçka varet nga koha e dërgesave që i bën Apple në Evropë, siç varet edhe çmimi dhe sasia që Apple ofron për modelet më të reja të iPhone”, ka thënë ai.

Lansohet iPhone 7, por nuk ka kufje

Kastrati është i sigurt në suksesin e iPhone 7 por jo vetëm IPKO i gëzohet serisë së re të tlefonëve të Apple.

Biznes të mirë nga ky telefon i ri, kanë edhe dyqanet e telefonave në Kosovë.

Sidomos ata në Prishtinë.

Yllzen Gashi, pronar i mobilshop “Giyo” që gjendet në rrugën kryesore të kryeqytetit, aty ku kanë zënë vend një seri e dyqaneve të tilla, i tha Insajderit, se çmimi i një iPhone varësisht prej serisë,  në Kosovë, kushton duke filluar nga 50 euro deri në 550 euro.

Sipas tij, interesimi i njerëzve për këtë markë ka nisur qysh të enjten, një ditë pas prezantimit.

“Ka pasur njerëz që kanë ardhur e kanë pyetur se kur mund të vijnë iPhone 7”, tha pronari i një mobi-shopi që nuk deshi të flas me emër.

Ai e pranon se çmimet e telefonave të Apple janë shumëfish më të lartë se standardi i të ardhurave në Kosovë por kjo nuk i pengon ata që të blejnë këta telefon.

Të ardhurat mesatare të kosovarëve janë 3 fish më të ulëta sesa çmimi i përafërt i telefonit iPhone 7.

Por sipas Apple, i cili dje lansoi serinë e 7 të telefonave të mençur iPhone, ky çmim është më i përshtatshmi.

Por kritikët dhe ekspertët e teknologjisë kanë dyshime nëse suksesi i iPhone 7 mund t’i afrohet suksesit të telefonave të mëparshëm të kësaj serie./Insajderi.com

Produktet e reja të Apple: Si të ishit në sallë