Kosovar i cili ‘parkoi’ veturën në shkallë lajm edhe në Zvicër

Kosovar i cili ‘parkoi’ veturën në shkallë lajm edhe në Zvicër

Vetura e ‘parkuar’ para restorantin Gizi Grill është bërë lajm i ditës në Zvicër nga Gazeta Blick.

Kjo gazet shkruan se Blendian Rushiti 22 vjeçar kosovar me nënshtetësi zvicerane ndali veturën në shkallët e një restorantin në Kosovë.

Kjo gazetë ka shkruar për dëshirat e kosovarëve nga Zvicra. “Ata duan makina të mëdha dhe duan të i tregojnë në pushimet e tyre që i bëjnë në Kosovës”, shkruan gazeta.

Më tutje gazeta vazhdon se në foto shihet Mercedesi G500 4×4, i cili kushton 250.000 franga, përcjell Insajderi.

Rushiti i cili kishte ardhur në Kosovë së bashku me vëllanë e tij ka thënë për gazetën se vendosja e makinës në këtë mënyrë është vetëm për shaka. “Kjo ishte vetëm një shaka”, ka thënë ai.

Rushiti thotë se për këtë veprim kishte pëlqimin e pronarit të restorantit./Insajderi.com