Kosova vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Letoninë

Kosova vazhdon përgatitjet para ndeshjes me Letoninë

Për ndeshjen miqësore e cila zhvillohet ditën e hënë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, ndërmjet Kosovës dhe Letonisë, po mbretëron interesim i madh.

Ka disa arsye që tifozët të jenë kurreshtarë për këtë takim: Pas dy vitesh zhvillohet një ndeshje e tillë prapë në Kosovë, përbërja e futbollistëve që ka pësuar mjaft ndryshime, si dhe ndërrimi i selektorit.

Atëherë, cilat janë gjasat për fitore. Si është përgatitur ekipi. Sa janë të gatshëm futbollistët dhe në përgjithësi cila është atmosfera.

Më poshtë keni deklaratat e ushtruest të detyrës së selektorit, Muharrem Sahiti, dhe futbollisteve Vedat Muriqi, (Genclerbirligi – Turqi), Bernard Berisha (FC Akhmat Grozny – Rusi), Amir Rrahmani (Dinamo, Lokomotiva – Zagreb).