Kosova U-21 niset për Dublin

22.03.2017 09:11
Kosova U-21 niset për Dublin

 

Ekspedita e Përfaqësueses U-21, është nisur sot në orët e hershme të mëngjesit drejt Dublinit, ku të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2019 kundër Irlandës.

Përfaqësueses U-21 po i prijnë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Xhelal Broja dhe Bakir Burri, derisa përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica, ka në dispozicion 21 futbollistë.

Kosova do të luajë të shtunën me fillim nga ora 14:00.

Në grup me Kosovën përveç Irlandës janë edhe Norvegjia, Gjermania, Izraeli dhe Azerbajxhani.

Këto janë kualifikueset e para për Kosovën, ndërsa në listë shumica e lojtarëve janë nga Kampionati i Kosovës.

Lista e futbollistëve:

Visar Beka (Prishtina)

Ardit Nika (Prishtina)

Betim Halimi (Drita)

Lirim Kastrati (Roma)

Arian Kabashi (Sion)

Florent Hasani (Trepça ’89)

Mendurim Hoti (Feronikeli)

Rron Statovci (Llapi)

Drin Lladrovci (Feronikeli)

Drilon Tejeci (Kukësi)

Rron Broja (Trepça’89)

Kushtrim Shabani (Llapi)

Engjëll Hoti (Braunschweig)

Ylber Maloku (Trepça ’89)

Blend Baftiu (Prishtina)

Albert Dabiqaj (Besa)

Trojan Maloku (Gorica)

Almir Ajzeri (Flamurtari)

Leonard Pllana (Dalkurd)

Enis Alaj (Etoile Caraouge)

Ardit Gashi (Bassano).