Kosova U-21 debuton me humbje ndaj Irlandës [video]

Kosova U-21 debuton me humbje ndaj Irlandës [video]

Kosova U-21 nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga stadiumi “Tallaght” i Dublinit, pasi u mposht me rezultat 1-0 nga Republika e Irlandës U-21.

Në debutimin e tyre në ndeshje zyrtare, djemtë kosovarë të përfaqësueses U-21 zhvilluan një ndeshje të mirë. Edhe pse luajti si mysafire, Kosova pati më shumë gjuajtje në portë se sa Irlanda.

Kosova gjuajti katër herë në drejtim të portës së portierit së të rinjve të Manchester United, Kieran O’Hara.

Megjithatë, ishte Irlanda e cila me vetëm dy goditje në portë, arriti që njëherë të realizonte. Ishte sulmuesi i Irlandës Olamide Shodibo i cili shënoi golin e fitors në minutën e 56′ të takimit, raporton Insajderi.

Me këtë humbje Kosova zë vendin e fundit Grupin e 5-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2019.

Kosova është në grup edhe me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin. /Insajderi.com

Goli i shënuar i Republikës së Irlandës mund të shikohet në këtë link: