Kosova U-17 e mposhtë Irlandën Veriore

Kosova U-17 e mposhtë Irlandën Veriore

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë shënuar sot fitore me rezultat bindës kundër Irlandës Veriore.

Kombëtarja e Kosovës U-17 ka pasur një paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të turneut ndërkombëtar të organizuar nga UEFA në Castlebar.

Të përzgjedhurit e Besnik Kollarit kanë shënuar sot fitore me rezultat bindës kundër Irlandës Veriore, me rezultat 4:0, duke dëshmuar se cilësi të jashtëzakonshme. Golat për Kosovën i shënuan Robert Rrahmani (27’), Bajrush Osmani (52’), Muhamet Hyseni (54-pen’) dhe Edin Hyseini (57’).