Kosova, tokë e vdekjes për ushtarët gjerman – 3 vendet ku Gjermania humbi më së shumti ushtarë

Kosova, tokë e vdekjes për ushtarët gjerman – 3 vendet ku Gjermania humbi më së shumti ushtarë

108 ushtarë gjerman janë vrarë në misione jashtë vendit që nga viti 1993 duke përfshirë edhe dy pilotët e helikopterit të vdekur të mërkurën në  një aksident në Mali.

37 prej tyre kanë vdekur në misionet e Forcës së Armatosur Gjermane, në sulme dhe veteja. Të trjerët kanë vdekur në aksidente, vetëvrasjeje apo vdekje natyrale.

Numri më i madh i të vdekurve ka ndodhur në Afganistan, gjatë fundit të luftimeve që përfundoi në dhjetor të vitit 2014 në kuadër të misionit të NATO-s, shkruan NDZ.de.

Pas Afganistanit vjen Kosova. Në Kosovë kanë vdekur 27 ushtarë gjerman, raporton Insajderi.

Më pas vjen Bosnja. Aty Gjermania ka humbur 19 ushtarë si pjesë e grupit ndërkombëtarë të paqes. Ndërsa 22 të tjerë kanë vdekur në misione të ndryshme.

Ushtari i parë gjerman që ka vdekur në shërbim të jashtëm ishte një rreshter mjekësor. 26 vjeçari ishte pjesë e një misioni paqëruajtës të OKB-së në Kamboxhia dhe ishte qëlluar në rrugë në tetorin e vitit 1993./Insajderi.com