Kosova do t’i paguajë miliona euro dëmshpërblim shtypshkronjës austriake

Shteti i Kosovës do të detyrohet të paguaj miliona euro dëmshpërblim shtypshkronjës austriake e cila ishte kontraktuar për prodhimin e pasaportave biometrike.

Një gjykatë ndërkombëtare, Oda Ndërkombëtare Ekonomike me seli në Paris, ka vendosur që shteti i Kosovës duhet të paguaj 4.9 milion euro kompensim shtypshkronjës AG Staatsdruckerei, për ndërprerje të parakohshme të kontratës për prodhimin e pasaportave biometrike si dhe për disa pagesa të pakryera, shkruan presseportal.de

Kosova kishte shpallur tender për furnizim me pasaporta biometrike në vitin 2011, ndërsa ky proces ishte kthyer në një skandal jo vetëm brenda kufijve të Kosovës.  Dy persona janë dënuar me burgim lidhur me këtë rast.

E akuzuara kryesore në këtë rast, shtetasja gjermane, Natali Velija, më 18 dhjetor të vitit të kaluar u dënua me 12 vjet burgim dhe 25 mijë euro gjobë, ndërsa Fisnik Blakaj me 11 vjet burgim dhe shumë të njëjtë gjobe.

Por, në muajin shkurt të këtij viti, dënimet ndaj tyre ishin zvogëluar. Dy të akuzuarve kryesor për aferën e pasaportave u janë hequr nga katër vjet burgim.

Velijaj dhe Fisnik Blakaj janë dënuar sepse si themelues dhe drejtues të një grupi kriminal kanë përvetësuar këtë shumë parash që do të duhej të shkonin për kompaninë austriake, OESD. Gati gjysma e këtyre parave janë gjetur.

Grupi kriminal i drejtuar nga Natali Velijaj, pronare e firmës Consulting Eu është vërtetuar se kanë planifikuar gjithçka për të përvetësuar paratë. Madje edhe disa firma ishin hapur pak ditë para vjedhjes së parave.

669 mijë euro nga shuma prej 104 milion eurosh të përvetësuara, Velijaj, një shtetase gjermane i kishte derdhur në llogaritë bankare të firmave “Pirro SH.P.K.”, “FIB OIL”, “Construction Beton”, “Qeramika”, “RON ING SHPK”.

Pronarët dhe menaxherët e këtyre firmave Nazmi Thaçi nga Kramoviku i Rahovecit, Sefedin Shala nga Duboviku i Deçanit, Imer Fazliu nga Bokshiqi i Klinës, Jakup Blakqori nga Letanci i Podujevës, Ergyn Dogani nga Prishtina janë dënuar si pjesë e një grupi kriminal të udhëhequr nga Natali Velijaj dhe Fisnik Blakaj.

Paratë që Velijaj do të duhej t’i transferonte në kompaninë austriake OeSD, është përpjekur t’i shpërlajë nëpërmjet këtyre firmave ndërtimore e tregtare.

Që nga 13 dhjetori 2011 deri më 3 gusht 2012 Natalio Velijaj ka marrë pagesa që arrijnë shumën prej 3,361, 283. 25 euro nga Ministria e Punëve të Brendshme në llogarinë e saj bankare të cilat ishin të destinuara për palën e dëmtuar në këtë rast OeSD. 1, 941, 028. 12 euro nga kjo shumë për OeSD, ka tërhequr 648, 553, 87 euro në para të gatshme dhe pjesën tjetër e mbetur ia ka transferuar pranuesve të ndryshëm. Në veçanti kompanisë së ndërtimit ‘Beton’, ‘Pirro’, ‘Qeramika’ dhe ‘PRO ING’ transferoi u transferoi 669,000 eurove.