Kosova themelon Autoritetin Qeveritar për Migrim

08.11.2017 14:13
Kosova themelon Autoritetin Qeveritar për Migrim

Ministria e Punëve të Brendshme organizoi konferencë për Prezantimin e Autoritetit Qeveritar për Migrim, Profilin e migrimit 2016 dhe fillimin e Projektit: “Fuqizimi i Autoritetit për menaxhimin e migrimit në Kosovë”.

Në këtë konferencë ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj theksoi se Kosova ka kaluar nëpër faza të ndryshme të cilat e kanë shtyrë popullin e tij të bëhet popull emigrant.

“Migrimi si fenomen ka qenë dhe do të jetë si pjesë e rëndësishme e zhvillimeve politike dhe ekonomike për Republikën e Kosovës.Republika e Kosovës siç dëshmojnë statistikat e publikuaranga EUROSTAT ka bërë progres të madh në parandalimin e migrimit të parregullt, falë angazhimeve institucionale për parandalim të këtij fenomeni”, tha ministri Sefaj

Ministri Sefaj u zotua që do të jap kontributin e tij  të pa rezervë në parandalimin e të gjitha çështjeve që lidhen me fushën e migrimit ilegal në nivel qeveritar.

Ndërsa ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-HubertLebet, duke falënderuar ministrin për bashkëpunim, thekoi se  Kosova duhet të krijoj punësim të mjaftueshëm për vajzat dhe djemtë e ri që mostë kenë nevojë të dalin ilegalisht jashtë vendit.

“Ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor ku vizat janë të domosdoshme për të hyrë në zonën e Shengenit dhe në mënyrë që të largojmë këtë, Qeveria e Kosovës duhet  të plotësoj kushtet që janë përcaktuar ”thaHubert-Lebet.

Në këtë konferencë folën edhe z,TamerKilic, koordinator Rajonal i Qendrës për Migrim dhe Zhvillim të Politikave të Migrimit(ICMPD),  Sefedin Kuçi nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion dhe znj. Edona Baruti nga Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave të MPB-së.