“Kosova s’ka nevojë për burgje të reja”

13.08.2017 11:20
“Kosova s’ka nevojë për burgje të reja”

Kosova nuk ka nevojë për kaq shumë burgje, sidomos aso burgje me kapacitet të lartë të cilat edhe nuk do të mund të shfrytëzoheshin.

Me shtimin e kapaciteteve Kosova po shndërrohet në një vend të burgjeve. Kështu mendon kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behgjet Shala.

“Kosova me një farë mënyre, me shtimin e kapaciteteve të burgjeve, po shndërrohet si një vend i burgjeve, me kapacitete të pashfrytëzuara.

Ai ka thënë se një burg i tillë nuk ka nevojë të ndërtohet në Hajvali.

“Nuk ka asnjë logjikë të ndërtohet një burg në Hajvali që ka kapacitet për 600 të paraburgosur, ndërsa Kosova nuk i ka komplet 600 të paraburgosur.

“I kemi qendrat në Prizren, Pejë, Mitrovicë të Veriut, Lipjan, Dubravë. Nuk ka planifikim sa i duhen Kosovës qendra për mbajtje për paraburgim”, u shpreh Shala, në një intervistë për Ekonomia Online.