Kosova shpreson të bëjë histori në Rio

Komiteti Olimpik i Kosovës tashmë është në fazën e fundit përgatitore për udhëtim në Lojërat Olimpike Rio 2016. Shpresat më të mëdha janë tek xhudistja Majlinda Kelmendi. 

Kosova shpreson të bëjë histori në Rio

Rio de Janiero është një nga vendet më të bukura dhe më turistike në botë, dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani.

“Në Rio nuk do të shkojmë për pushime, ndonëse, vetë pjesëmarrja në Lojërat Olimipke verore në Brazil është historike”, thotë Hasani, teksa nisë të tregoj për përgaditjet që Kosova po i bënë për pjesmarrje në Lojërat Olimpike në Rio.

“Histori është pjesëmarrja në Lojëra Olimpike Rio 2016. Sporti ka bërë histori dhe jo shumë njerëz kanë besuar se një ëndërr sublime do të realizohet kaq shpejtë,” tha Kryetari i KOK-ut.

Ndër të tjera Hasani tha se pritshmëritë e tij për rezultatet e sportistëve tanë janë mjaft të larta.

Shpresat për medalje ai i rëndoj mbi Kampionen e Botës në Xhudo, Majlinda Kelmendit, prej të cilës ai tha se pritet shumë.

“Medalje me të drejtë presim të gjithë ne por edhe i tërë komuniteti botëror i Xhudos se Majlinda do të shpërthej në Rio”, tha Hasani.

majlinda

Sipas tij, ekipi Olimpik Kosovar do të përbëhet sipas të gjitha gjasave nga 7 deri 9 sportistë, 5 prej tyre e kanë të sigurt ftesën nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

Por, numri i saktë i përbërjes së Ekipit Olimpik Kosovar do të definohet ne muajin qershor, atëherë kur do të kuptohet nëse disa prej Xhudistëve tanë (Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova) do të arrijnë normën olimpike, me çka do mund ta shtonin numrin e sportistëve tanë ne “Rio 2016”.

Po ashtu edhe notarja e cila do të prezantojë Kosovën në Lojëra Olimpike, Rita Zeqiri, mundohet të largojë presionin nga sportistët kosovar duke qenë se është hera e parë qe vendi jonë do të marrë pjesë ne këtë eveniment gjigant, por njëkohësisht e sheh këtë si arsye që te arrijnë sukses.

“Nuk jemi të gatshëm për këtë ngjarje nga vetë fakti se pothuajse të gjithë sportistët do të jemi pa normë ne olimpiadë prandaj edhe kjo vetë e determinon synimin tonë qe do të thotë është paraqitja e mirë për këto lojëra historike për Kosovën”, thotë notarja nga Prishtina.

rita

Komiteti Olimpik i Kosovës u pranua zyrtarisht në atë ndërkombëtar, në tetor të vitit 2014, dhe që atëherë janë bërë përgatitjet e nevojshme që Kosova të përfaqësohet sa më mirë ne Lojërat Olimpike që mbahen në vendin e “Sambas”.

Edhe Shqipëria ka marrë pjesë 7 herë në Lojëra Olimpike Verore por pa arritur të fitoj as edhe një medalje të vetme.