Kosova me rënie të eksportit dhe ngritje të importit

Kosova me rënie të eksportit dhe ngritje të importit

Deficiti tregtar i Kosovës ka shënuar rritje prej 7.4 % nga viti në vit në njëmbëdhjetë muajt e parë, duke arritur në 2.23 miliardë euro, tregojnë statistikat zyrtare.

Eksportet kanë rënë për 5.5 % apo për 285.2 milionë euro në periudhën janar-nëntor, ndërsa importet janë shtuar 5.8 % apo për 2.52 miliardë euro më shumë.

Vetëm në nëntor, eksportet janë rritur në 35.4 % nga viti në vit, apo për 32.1 milionë euro, ndërsa importet u rritën 7.6 % në 234.9 milionë euro.

Destinacionet kryesore të eksportit të Kosovës në nëntor ishin Serbia, Kina, Shqipëria dhe Maqedonia. Produktet minerale, metalet bazë dhe produktet plastike ishin pikat kryesore të eksportit.

Ushqimi, pijet dhe duhani, makineritë, pajisje dhe materiale elektrike, produktet minerale, si dhe metalet bazë përbënë pjesën më të madhe të importeve të Kosovës në nëntor.

Shumica e importeve kanë origjinën nga Serbia, Gjermania, Kina, dhe Turqia./Insajderi.com