Kosova renditet në vendin e 78-të për nga lumturia

Kosova renditet në vendin e 78-të për nga lumturia

Me rastin e ditës botërore të lumturisë është publikuar raporti ndërkombëtar i lumturisë.

As tek të parat, por jo edhe në fund, në mes të listës gjendet edhe Kosova e renditur si e 78-ta me rend.

Në një shkallë prej 0 deri në 10, Kosova ka shkallën 5,279 për vitet 2014-2016.

Ndërsa duke krahasuar ndryshimin e lumturisë nga vitet 2005-2007 me 2014-2016, në Kosovë ka pasur një ngritje të vogël prej 0,175, raporton Insajderi.

Kjo shkallë e lumturisë shpjegohet përmes fitimeve për kokë banori, mbështetjes shoqërore, shëndetit, lirisë së zgjedhjes, bamirësisë dhe perceptimit të korrupsionit, shkruan raporti ndërkombëtar.

Në këtë listë shqiptarët e Shqipërisë radhiten më poshtë, duke treguar të jenë më pak të lumtur se ata të Kosovës. Shqipëria zë vendin e 109-të me një shkallë lumturie prej 4,644.

Shtetet tjera të Ballkanit si Mali i Zi, Greqia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Serbia radhiten pak më poshtë Kosovës në vendet 83, 87, 90, 92 dhe 73 respektivisht.

Vendi më i lumtur duke zënë kështu vendin e parë është Norvegjia me shkallën e lumturisë 7,573. Ndërsa vendin e fundit ka Republika Qendrore Afrikane, e 155-ta me rend dhe shkallë 2,693. /Insajderi.com