Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll, sonte në ‘Minatori’ te Mitrovicës, sfidon Ukrainën, në ndeshjen e dytë kualifikuese për `Eurobasket 2017’.
Kosova sonte do të provojë që të jap më të mirën në duel me ukrainasit pas humbjes nga Sllovenia para pak ditësh.
Trajneri i përfaqësues sonë, Arben Krasniqi shpreson se të përzgjedhurit e tij do të kenë paraqitje më të mirë në duel me Ukrainën, edhe pse sipas tij, “ndeshja me ukrainasit do të jetë tejet e vështirë”.
Ballafaqimi mes Kosovës dhe Ukrainës nis në orën 20:00.