Kosova pranohet në Organizatën Botërore të Doganave

Kosova pranohet në Organizatën Botërore të Doganave

Kosova është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

“Sot zyrtarisht Kosova është pranuar në Organizatën Botërore të Doganave, që është anëtarësimi më i rëndësishëm pas anëtarësimit tonë në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar në vitin 2009”, ka shkruar Hoxhaj, në profilin e saj në Facebook.

“Një falënderim i veçantë për shtetet mike, qeverinë belge dhe ministrin e Jashtëm të Belgjikës, Didier Reynders për përkrahjen për tu bërë pjesë e kësaj organizate pas disa vitesh lobimi intensiv”, shkruan më tej Hoxhaj.