“Kosova po manipulon numrin e njohjeve të pavarësisë”

“Kosova po manipulon numrin e njohjeve të pavarësisë”

Guinea Bisau dhe Surinami janë dëshmitë e fundit që Prishtina ka manipuluar listën e vendeve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, tha sot sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme Veljko Odaloviq.

“Kur një president i një qeverie apo i një shteti thotë se ata kurrë nuk e kanë njohur Kosovën, dhe me Prishtina që ka manipuluar këto lista, është normale që për ne kjo çështje është shumë e rëndësishme”, tha Odaloviq për TV Pink.

Ai theksoi se Serbia “nuk mund të jetë e qetë dhe të mos reagojë për gjëra të tilla”.

Milovan Dreçun, kreu i komitetit të kuvendit të KiM, tha sot për Pink se Serbia ka të dhëna të sakta për numrin e shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /Insajderi.com