Kosova po kompletohet ngadalë

Kosova po kompletohet ngadalë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar gjatë pasdites së të shtunës stërvitjen e parë në Regensdorf të Zvicrës, në prag të ndeshjes miqësore “vëllazërore” më Shqipërinë, e cila zhvillohet të martën me fillim nga ora 20.00, lajmëron Supersport.

Pasi lojtarët dhe shtabi teknik u bashkuan rreth orës 12.00 në hotel, ku u mbajt një mbledhje e shkurtër në mes futbollistëve dhe trajnerit Bernard Challandes, në ora 18.00 ishte paraparë edhe stërvitja e parë, në të cilën munguan disa lojtarë që janë të impenjuar nëpër skuadrat e tyre.

Mësoni cilët shtatë futbollistë munguan në stërvitjen e parë dhe detaje tjera, në postimin e Insportit.