Kosova pëson tjetër humbje në kualifikimet për Eurobasket 2017

Kosova pëson tjetër humbje në kualifikimet për Eurobasket 2017

Kosova pësoi edhe disfatën e tretë në ndeshjet kualifikuese për Eurobasket 2017, dhe tash gjasat që të jemi  të tretit në grup janë minimale.

Kosova pësoi nga Bullgaria me rezultat të thellë 105-84 edhe pse pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me rezultatin 40:40.

Më efikasit te fituesit ishin Aleksandar Georgiev me 28 pikë, Demarquis Bost shënoi 18, kurse Hristo Zahariev 15.

Te Kosova u dalluan Dardan Berisha me 18 pikë, Justin Dollman me 16, dhe Fisnik Rugova me 13.