Kosova nuk i ka votat për tu bërë pjesë e Interpol-it

Kosova nuk i ka votat për tu bërë pjesë e Interpol-it

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka shtyrë procesin e votimit të Kosovës në Interpol.

Përmes një kumtese për media Haradianj ka thënë se “si kryeministër i Kosovës, sot kam marrë vendim për të shtyrë votimin e Kosovës në Interpol për takimin e ardhshëm të kësaj organizate”, raporton Insajderi.

“Besimin në Kosovën si anëtare e Interpolit e kanë shprehur tashmë shumë vende, por jo në numër të mjaftueshëm që Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë”, thuhet ndërtjerash në kumtesë. /Insajderi.com