Kryqi i Kuq dhe gjaku nga Serbia ia shpëtoj jetën presidentit të FIFA-s

Kryqi i Kuq dhe gjaku nga Serbia ia shpëtoj jetën presidentit të FIFA-s

Presidenti i ri i FIFA-s, Gianni Infantoni, ka dhënë një intervistë për të përditshmen zviceriane “Blick” në ballinën e së cilës ka dalë dy herë: njëherë me 28 mars 1970 dhe të hënën pasi u zgjodh president.

Herën e parë ai kishte dalë në ballinën e gazetës pas gjendjes kritikë jetë apo vdekje që kishte 3 ditë pas lindjes.

“Pas lindjes duhet që të bëja transfuzion gjaku”, ka thënë ai.

Madje po të mos ishte Kryqi i Kyq, Infantino thotë se nuk do të kishte mbijetuar, e kësisoj as nuk do të kishte karrierë të tillë që  ka sjellë atë në krye të organizatës më të fuqishme sportive në botë, FIFA.

“Në atë kohë ishte problem serioz dhe u desh të më vinte gjaku nga Anglia (Bristol) dhe ish-Jugosllavia (Beograd). Më pas gjaku erdhi në Zyrih dhe prej aty në Brig”, ka thënë Infantino, transmeton Insajderi.

“Po luftoja për jetën time dhe ia dola falë Kryqit të Kuq”, ka shtuar ai.