Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s

Kosova ngjitet në renditjen e FIFA-s

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shënuar përmirësim në pozicionin e saj në ranglistën e FIFA-s. Aktualisht, Kosova ndodhet në vendin e 164 në këtë listë.

Seleksioni i trajnerit Bunjaku ka lënë pas në renditje edhe një prej kundërshtarëve të Shqipërisë  në grupin G kualifikues të Botërorit 2018, Maqedoninë.

Edhe renditja e kombëtares shqiptare të futbollit u përmirësua me një pozicion, pavarësisht boshllëkut të kalendarit që ofronte FIFA me mungesën e sfidave zyrtare.

“Kuqezinjtë” tashmë e shohin veten në vendin e 54 në klasifikimin botëror në kuotën 623 pikë në total, edhe pse në muajin e analizuar nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.