Kosova nënshkruan marrëveshje për çështje integrimi me Maqedoninë

Kosova nënshkruan marrëveshje për çështje integrimi me Maqedoninë

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka pritur sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Maqedonisë përgjegjës për çështje evropiane, Fatmir Besimi, me të cilin ka nënshkruar marrëveshje të bashkëpunimit për çështje të integrimit në BE.

Sipas ministrit Çollaku, kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin në mes të dy vendeve në disa fusha të rëndësishme që lidhen me integrim evropian dhe përforcon edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet dy vendeve tona.

“Më konkretisht kjo marrëveshje përfshinë bashkëpunimin e të dy qeverivetona në fushën e harmonizimit të legjislacionit vendor me legjislacionin e BE-së dhe zbatimin e këtij legjislacioni; ngritjen e institucioneve dhe kapaciteteve administrative të nevojshme në procesin e integrimit; përkthimin e legjislacionit të BE-së; koordinimin e asistencës së huaj”, thuhet ndër të tjerash në një postim të ministrit në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi