Kosova në negociata me Zvicrën për rregullimin e çështjes së pensioneve

Kosova në negociata me Zvicrën për rregullimin e çështjes së pensioneve

Zvicra dhe Kosova po negociojnë në lidhje me një marrëveshje të re për sigurimin social.

Në vitin 2009, Zvicra ka ndërprerë marrëveshjen e sigurimit social me Kosovën, kjo për shkak të akuzave për mashtrim. Kosovarët e pensionuar duhej të qëndronin në Zvicër, për të marrë pensionin.

Prishtina reagon me një kampanjë besimi me kërkesën që pensionet zvicerane duhet të kthehen përsëri drejt në Kosovë. Kështu punëtorët kosovarë të Zvicrës mund të kthehen në vendlindje.

“Edhe për arsye ekonomike. Ata sjellin të ardhurat në Kosovë,” shpjegon Drin Haraqia, përfaqësues i Prishtinës për negociatat në Bernë, raporton televizioni zviceran SRF.

Parlamentari i SVP-së Maximilian Reiman, në shkurt ka dhënë pëlqimin e tij për një marrëveshje të re për një nen kundër keqpërdorimit, shkruan Insajderi.

Haraqia thotë që kjo nuk nevojitet.

“Ne veçse kemi një kornizë ligjore e cila bën rregullisht kontrollime në vend. Ne marrim informacionin kur dikush vdes dhe e ndërpresim pagesën.” ka thënë Haraqia.

Në fund të qershorit duhet të përfundojnë negociatat. Pastaj në detyrë janë parlamentet e Bernit dhe Prishtinës.