Kosova në mes të Kiribatit dhe Kuvajtit

Daniel Korski, ish këshilltar i lartë politik i ish kryeministrit britanik David Cameron ka shkruar për CNN një vështrim për pavarësinë e Kosovës një ditë para shpalljes së pavarësisë, më 16.02.2008.

Kosova në mes të Kiribatit dhe Kuvajtit

Pavarësia e Kosovës do të kërkojë përmbajtje dhe qetësi nga të gjitha palët. Megjithatë, do të paraqesë një numër sfidash kryesore për BE.

Kosova do të përshtatet bukur në Kombet e Bashkuara, midis Kiribatit – krijuar në vitin 1999 – dhe të Kuvajtit. Me Kiribatin e Mikronezisë, Kosova ndan emrin e njëjtë të udhëheqësit – në të vërtetë të dyja u sunduan me nga një president Tito. Ashtu si Kuvajti, Kosova do të ketë borxh pavarësinë e saj  ushtrisë amerikane.

Të dielën, të tre do të jenë shtete të pavarura, edhe pse mund të kalojë pak kohë para se Kosova të zërë vend në trupin botëror, pasi Rusia ka të ngjarë të bllokojë anëtarësimin e saj. Shumica e analistëve supozojnë se do të ketë një përfundim të qetë, edhe pse kontestuese në dhjetëvjeçarin e ardhshëm për Kosovën. Por historia e Ballkanit na mëson se ky skenar beninj mund të zgjatet. Sido që të jetë, Kosova paraqet për Bashkimin Evropian (BE) së paku tri sfida në periudhën afatmesme.

Lëvizjet dhe vendosmëria e Prishtinës ka gjasa të përshkallëzojnë konfliktin në Beograd midis presidentit pro-perëndimor Boris Tadiq dhe kundërshtarit të tij, kryeministrit nacionalist Vojislav Koshtunica. Zgjedhjet e reja parlamentare janë të mundshme në të cilat Partia Radikale Serbe pritet të ketë sukses.

Elektorati serb duket i ndarë mes zgjedhjes së Evropës dhe lavditë e së kaluarës nacionaliste. Për vite, BE-ja kishte supozuar se do të ketë një marshim të paevitueshëm të progresit në të gjithë kontinentin, të nxitur nga joshja e zgjerimit. Por shumica në Serbi janë tunduar të marshojnë kah tupani i Moskës. Frika për rritjen e separatizmit rajonal në vende të tjera në Serbi gjithashtu i kanë ngurtësuar qëndrimet ndaj pavarësisë së Kosovës.

Në zgjedhjet e paradokohshme presidenciale, lideri i Partisë Radikale Serbe (SRS) Tomislav Nikoliq, udhëhoqi një fushatë të suksesshme bazuar në një platformë kundër korrupsionit, pro-reformës, pro-BE dhe pro-Rusi. Ai u paraqit si kandidat i ndryshimeve dhe me siguri partia e tij do të merr 30-40% të votave në çdo zgjedhje. Në këtë rast, çështja kyçe do të jetë a do të bëjnë marrëveshje DS-ja e z. Tadiq ose DSS-ja e z. Koshtunica me SRS-në për të formuar qeverinë.

Kushdo që del në krye, ose më mirë të thuhet – kushdo që të jetë më i shpejtë, në ditët menjëherë pas pavarësisë së Kosovës,  mund të përcaktojë mirë fuqitë përkatëse të DS dhe DSS dhe kështu edhe koalicionin pas-zgjedhor. Nuk ka gjasa që z. Koshtunica, një operator i mençur, që të jetë në gjendje të kthehet përsëri në pushtet. Nëse kjo ndodh, BE do të duhet të merret me një ndarje dhe radikalizim të Serbisë. Si do të rindërtojë BE-ja përsëri lidhjet me vendin më të madh në Ballkan?

Sfida e dytë për BE-në për shkak të pavarësisë së Kosovës, siç tregon kolegia ime Ulrike Guérot, është mënyra që tregon se si Bashkimi Evropian anon kah balanca institucionale ndaj shteteve më të vogla, si etnitete rajonale apo kah vendet brenda shteteve më të mëdha anëtare si psh. Bavaria, Padonia, Katalonia apo Skocia nuk kanë përfaqësim në tryezën e BE-së, edhe pse në aspektin e GDP-së për kokë banori apo popullsie, ata në masë të madhe e tejkalojnë një vend si Kosova. Deri më tani, Rusia, Qiproja dhe Kina janë më të brengosur për precedentin i cili vendoset me pavarësinë e Kosovës. Por në afat më të gjatë mund të ndikojë edhe në Evropë.

Së treti, në një të ardhme të parashikueshme, Kosova do të varet nga dhëniet e BE-së, të vërshuara me krime dhe me tensione shqetësuese etnike. A do të thotë se BE-ja do të merr një rol gjithnjë e më të drejtpërdrejtë në menaxhimin e vendit, ashtu si bashkësia ndërkombëtare ishte e detyruar të bëjë në Bosnje? A do të thotë kjo se BE do të merr një rol imperialist për çka i kritikon SHBA? Ivan Krastev një herë bëri pyetje nëse BE është e gatshme të mbështesë atë që ai e quan “Evropa perandorake”? A ekziston rreziku se mund të vendoset lodhja perandorake, pasi që evropianët janë të lodhur duke e ndihmuar Kosovën dhe kjo e rrezikon edhe më tej zgjerimin e BE-së?

Çfarëdo që të ndodhë në ditët e ardhshme, pavarësia e Kosovës paraqet një numër të madh të sfidave kyçe afatmesme për BE-në, serbët dhe kosovarët. Një ditë i dërguari i Kosovës do të mund të ulet midis kolegëve të tij nga Kiribati dhe Kuvajti dhe të gjejë më shumë paralele midis vendeve të tyre, pas së cilës do të marrë pjesë në takimin njëmujor të ambasadorëve të BE së bashku me Serbinë. Mirëpo, për ta arrit këtë në realitet, do të nevojitet përmbajtja, qetësia dhe përparim në të ardhmen jo vetëm pas Deklaratës së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, por në shumë vite që do të vijnë./Insajderi.com.