Kosova në fund të PISA-s – presidenti i bindur se këtë vit shkollor do të krenohemi

Kosova në fund të PISA-s – presidenti i bindur se këtë vit shkollor do të krenohemi

Presidenti i vendit ka uruar nxënësit kosovar për vitin e ri shkollor dhe mes të tjerash ka shprehur një bindje të tij që nuk përkon me realitetin e arsimit në Kosovë.

Kosova e radhitur në vendin e 65 nga 67 shtete të cilat i janë nënshtruar  testit të programit për vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur me shkurtesën “PISA”, por presidenti është i bindur se këtë vit shkollor do të shënohen suksese të tilla me të cilat do të krenohet shteti.

PISA: Kosova në nivelin më të ulët në arsim

“Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri”, ka shkruar presidenti.

Kosova në arsim vitin tjetër shkollor mund të krenohet për një pozitë më të lartë në fundin e tabelës në studimin më të madh në botë për arsim.

Testi “PISA” bënë vlerësimin për njohuritë e nxënësve 15 vjeçar në lexim, matematikë dhe shkencë./Insajderi.com