Kosova në Bruksel kërkon kodin e vet, VV propozon kodin telefonik të Shqipërisë

Kosova në Bruksel kërkon kodin e vet, VV propozon kodin telefonik të Shqipërisë

Përderisa ministrja për Dialog Edita Tahiri në Bruksel ka thënë se po bisedohet me Serbinë që të arrihet marrëveshja për kodin telefonik ku si pikë kryesore ka që Serbia do t’i shkruajë letër ITU-së, me të cilën pajtohet që Kosova do ta marrë kodin telefonik shtetëror, në Kuvendin e Kosovës, kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka dhënë një tjetër propozim.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar votimin e rezolutës, përmes së cilës do të aplikohet kodi telefonik ‘355’ për Republikën e Kosovës.

Ymeri ka ftuar të tjerët që të votojnë rezolutën e propozuar, pasi sipas tij, në këtë mënyrë ndihmojnë zhvillimin e tregut të telekomunikacionit dhe përafrimin me Shqipërinë.

Në Bruksel, kodi telefonik i Kosovs pritet t’i kushtoj me dhënien e “një licence të përkohshme dhe të kufizuar për një kompani të re e që në këtë rast është dega e Telekomit të Serbisë, por e regjistruar në Kosovë, në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

E Ymeri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të nis menjëherë dhe pa vonesë negociatat me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për zëvendësimin e kodeve telefonike sipas rezolutës për zëvendësimin e kodeve telefonike.

Ai ka thënë se pas kësaj, kryeministri i vendit i raporton Kuvendit, jo më larg se përfundimi i muajit të parë pas votimit të kësaj rezultate, e më pastaj ngarkohet Kryesia e Kuvendit që t’ia përcjellë Kuvendit të Shqipërisë këtë kërkesë dhe rezolutë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pas pauze, do të vendoset nëse do të hidhet në votim kjo rezolutë. Në pauzë janë edhe bisedimet në Bruksel.