Kosova në Asamblene Parlamentare të NATO-s

Kosova në Asamblene Parlamentare të NATO-s

Delegacioni i Kosovës në krye me nënkryetarët e Kuvendit, Xhavit Haliti dhe Slobodan Petroviq, janë duke marr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sarajevë.

Për tri ditë sa do të zgjas mbledhja e 94-të “Rose-Roth” e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, do të analizohet situata politike dhe e sigurisë në rajon dhe në vendet që po kalojnë kriza të mëdha, për sa i përket sigurisë, luftës kundër terrorizmit ndërkombëtar, sigurisë në Evropë, tensionimit të marrëdhënieve dhe uljes së tensionit nacionalist në mes vendeve e kombeve të shteteve të Ballkanit.

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës me përfaqësuesit e NATO- s do të bisedojë lidhur me rrugët që duhet ndjekur për të realizuar objektivin e Kosovës, për ta themeluar ushtrinë dhe për të qenë anëtare e barabartë me vendet tjera në këtë organizatë.

Po ashtu janë planifikuar edhe takime me delegacionet e vendeve të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Afrika.