Kosova mund të mbetet pa kapitenin e saj kundër Finlandës

Samir Ujkani është brenga më e madhe e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e së hënës me Finlandën.

Kosova mund të mbetet pa kapitenin e saj kundër Finlandës

Numri një i portës së Kosovës ndodhet në grupin e lojtarëve që nuk kanë marrë leje nga FIFA. Brengën e madhe e ka shprehur edhe trajneri i Përfaqësueses, Muharrem Sahiti.

“Shpresojmë që Ujkani të marrë lejen, pasi me të e kemi bërë konceptin e lojës”, tha Sahiti për Gazetën Olle.

Ujkani bashkë me Alban Mehën e Valon Berishën kanë luajtur me Kombëtaret A të Shqipërisë përkatësisht Norvegjisë dhe gjasat janë më të vogla për leje, pavarësisht kërkesës së bërë shumë më herët.

Portierët rezervë janë Flamur Neziri dhe Granit Kolshi të Superligës së Kosovës. /Insajderi.com