Kosova mund Shqipërinë në tetë vjetorin e pavarësisë  

Kosova mund Shqipërinë në tetë vjetorin e pavarësisë   

 

Kombëtarja kosovare e futbollit për femra ka mposhtur Shqipërinë 3 me 1 në miqësoren e zhvilluar në Elbasan Arena, për nderë të pavarësisë së Kosovës.

Në këtë ndeshje vëllazërore Kosova u fut më e motivuar, ndoshta edhe për shkak të festës së shtetit, duke treguar cilësi, çka e tregon edhe rezultati i takimit.

Për përfaqësuesen kosovare shënoi dy herë Agnesa Rexha dhe Edona Kryeziu, ndërsa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi futbollistja nga Kosova që luan në Kombëtaren shqiptare, Lavdije Begolli.

Kosova nuk ka mundësi të paraqitet në gara të rëndësishme evropiane, pasi FFK-ja nuk është pranuar ende në instancat më të larta të futbollit evropian e botëror.