Kosova mposhtet nga Ukraina me rezultat të ngushtë

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka humbur ndaj Ukrainës në ndeshjen e dytë të kualifikueseve për "EuroBasket 2017" me rezultat 63-70.

Kosova mposhtet nga Ukraina me rezultat të ngushtë

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi në barazim, 17-17, ndërsa Kosova e mbylli me epërsi pjesën e parë të takimit, me rezultat 34-32.

Djemtë e Arben Krasniqit edhe në çerekun e katërt u futën me rezultat të barabartë, mirëpo aty u vërejt mungesa e përvojës dhe e lodhjes tek skuadra përfaqësuese e Kosovës, e cila humbi shumë tentime për dy dhe tri pikë.

Basketbollisti më i sukseshëm tek Kosova ishte ylli i Barcelonës Justin Doellman, i cili realizojë 20 pikë në këtë takim.

Kosova ndeshjen e ardhshme do të luajë ndaj kundërshtarit të tretë në grup, Bullgarisë, e cila po ashtu ka dy humbje të pësuara. /Insajderi.com