Kosova e mposht Letoninë në ndeshjen me shtatë gola [Video]

Kosova e mposht Letoninë në ndeshjen me shtatë gola [Video]

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitoren e parë të këtij viti, duke e mposhtur Letoninë në miqësore.

Kosova ka shënuar fitoren e parë në vitin 2017, pasi e mposhti Letoninë në miqësoren në “Adem Jashari”, raporton Insajderi.

Në ndeshjen e parë që prej largimit të selektorit Albert Bunjaku, Kosova shënoi fitore me rezultat 4:3, duke realizuar golin e fitores në minutat shtesë.

Nën drejtimin e trajnerit Muharrem Sahiti, përfaqësuesja barazoi tri herë rezultatin, për ta fituar ndeshjen në çastet e fundit të takimit.

Letonia fillimisht kaloi në epërsi në minutën e 11, derisa Amir Rrahmani barazoi për 1:1, vetëm dy minuta më vonë.

Mysafirët pas gjysmë ore lojë realizuan sërish për epërsinë 2:1, para se Kosova të barazonte me anë të sulmuesit Vedat Muriqi, në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Letonia realizoi sërish pas afro një ore lojë, kurse Kosova barazoi në minutën e 86-të me anë të Elbasan Rashanit.

Golin e fitores të Kosovës e shënoi në minutat shtesë të ndeshjes mesfushori Besar Halimi, për rezultatin përfundimtar 4:3.

Kjo është fitorja e dytë në një ndeshje zyrtare për Kosovën që prej pranimit në UEFA dhe FIFA, dhe e para që nga fitorja ndaj Ishujve Faroe, në qershor të 2016-tës. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=gzejX7TGHxA

https://www.youtube.com/watch?v=EEYo5n4sL8A

https://www.youtube.com/watch?v=xMqc4RrzXVM